Maqedoni
Xhaferi: Të rinjtë janë gjëja më me vlerë që kemi, t’u mundësojmë të jetojnë e punojnë këtu
29.10.2020 14:22
Kryeparlamentari Talat Xhaferi në fjalimin e tij në kuadër të Klubit të Çështjeve dhe Politikave Rinore,

Kryeparlamentari Talat Xhaferim në fjalimin e tij në kuadër të Klubit të Çështjeve dhe Politikave Rinore, ka kërkuar nga deputetët që me seriozitet të angazhohen për të krijuar një jetë më të mirë për gjeneratat aktuale dhe të reja. Përkujtoi se të rinjtë kanë nevojë dhe meritojnë të jenë në një rrafsh me moshatarët e vet nga vendet lartë të zhvilluara ku secilin prej tyre e shohin njëlloj, dhe i ofrohen mundësit e njëjta për mësim, përkryerje, punësim dhe avancim në shkallën profesionale.
Dhe çka është edhe më me rëndësi, vetëdije lartë e zhvilluar për qytetarë të njëjtë me të drejta dhe obligime të njëjta, me ç’rast, duke i respektuar dallimet dhe karakteristikat e të gjitha bashkësive etnike veçmas, do të prodhojë qytetarë të kënaqur, të lumtur dhe besnik ndaj këtij vendi të vogël por të mahnitshëm i cili besoni, është mjaftueshëm i madh që të sigurojë shtëpi të ngrohtë, jetë të sigurt dhe cilësore për të gjithë qytetarët e vet me respektim të njëjtë të të drejtave demokratike dhe të drejtave dhe obligimeve njerëzore themelore.
“Ne me të vërtetë kemi potencial shumë të madh dhe doemos duhet të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë që shikimi i atyre kapaciteteve mos jetë i thyer nga Perëndimi por i kthyer nga shtëpia. Ta sjellim botën këtu, e jo të na largohen të rinjtë në botë”, tha Xhaferi.
Kreu I parlamentit përkujtoi se institucionet janë këtu për zbatimin e interesit shtetëror dhe lehtësimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë, ndërsa të rinjtë janë më e shtrenjta dhe më e vlefshmja që e kemi.
