Maqedoni
Maska edhe në ambiente të hapura, qytetarët të ndarë rreth masës së re
29.10.2020 15:00
Mbajtja e maskës në ambiente të hapura, është tashmë e detyrueshme që nga dalja nga shtëpia...

Mbajtja e maskës në ambiente të hapura, është tashmë e detyrueshme që nga dalja nga shtëpia, gjatë të gjitha lëvizjeve në vendet publike dhe tregje të hapura, e padyshim si deri më tani, në transportin publik si dhe në hapësira të, në institucionet shtetërore, dyqane, banka, zyra postare, dhomat e pritjes, në institucione shëndetësore dhe të ngjashme. Por sa respektohet masa që votuan deputetët. TVM2 vëzhgoi disa pjesë të qytetit. Shumë qytetarë kishin maska në fytyrë, por kishte edhe përjashtime. Ata që mbajnë maskë thonë se është e vetmja gjë që na mbron nga mos infektimi.
"Maska është e vetmja ajo e cila mund të na mbrojë"...
"Mendoj që me maskë jo vetëm që mbrojmë shëndetin tonë por mbrojmë edhe të tjerët"...
"Maskë patjetër, dezinfektim dhe iu shmangem shumë turmave.", thanë qytetarët për TVM2.
Kishte edhe nga ata që mbanin maskën por e quanin të palogjikshme mbajtjen e saj në hapsira të hapura.
"Kjo s’është diçka që mbron. Çfarë mbron kjo, vetëm pluhur mbledh"...
"Mbajtja e maskës në hapsira të jashtme është e rrezikshme, nuk ka përse të mbahet kur je në natyrë"....
"Vërtetë ka disa vende që ska asnjë njeri të gjallë ndërsa duhet maskë, e palogjikshme.", thanë qytetarët për TVM2.
MPB vazhdoi edhe gjatë 24 orëve të fundit me ndëshkimin e qytetarëve që nuk respektojnë masën për mbajtje të maskës.
“Gjatë ditës dhe natës së kaluar në teritorin e gjithë vendit janë regjistruar 879 dënime sa i përket masës për mbrojtje personale të fytyrës. MPB u bën thirrje të gjithë qytetarët që të respektojnë masat preventive dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin e shpejtë dhe sfikas me Kovid-19.”, tha Goce Andreevski nga MPB.
Masa për mbajtje të masakës nuk do të vlejë pqr sportistët gjatë aktiviteteve në ambient të hapur apo të mbyllur, me kusht që rrespektohen protokollet për mbrojtje si distancë, dezinfektimi dhe të ngjajshm, gjatë drejtimit të makinës privatenëse shoferi është vetëm apo me familjarët e tij, gjatë qëndrimit në oborrin e shtëpisë edhe kur ka më shumë njerëz por të një bashkësie familjare, në restorante apo kafene, por duke respektuar protokollet, nëse përdoret tip tjetër i pajisjeve mbrojtëse specifike për vendin e caktuar të punës, për fëmijët nën moshën 6 vjeç, personat që kanë probleme specifike shëndetësore, ata me nevoja të veçanta apo të tjerët për të cilët mbajtja e maskës është problematike apo ka kundërefekt, por që këtë duhet ta vërtetojnë në cdo kohë me vërtetim nga mjeku.
ZEKIRJA MEXHITI
