Maqedoni
Edhe një deputete pozitive ndaj Covid 19, LSDM: Të gjithë të respektojmë masat
29.10.2020 16:02
Kryeministri Zoran Zaev nuk do të testohet përsëri në Covid-19, sepse siç thotë, nuk kishte asnjë kontakt me këshilltarin e tij Marjan Zabrcanec...

Kryeministri Zoran Zaev nuk do të testohet përsëri në Covid-19, sepse siç thotë, nuk kishte asnjë kontakt me këshilltarin e tij Marjan Zabrcanec, që doli pozitiv në testin Covid. Nuk dihet kush tjetër duhet të izolohet nga qeveria tashmë që edhe Ministri Spasovski doli pozitiv ku gjendte edhe sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski.
Edhe zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzevska dhe deputetja Slavjanka Petrovska njoftuan se janë pozitivë për Covid 19. Petrovska madje ka rezultuar pozitive pak orë pasi kishte qenë e pranishme në Kuvend gjatë votimit të ndryshimeve të ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infective, por thotë se i ka respektuar të gjitha masat e nuk ka pasur asnjë kontakt me deputetët e tjerë. Edhe deputetët e tjerë konfirmojnë se i respektojnë masat. LSDM apelon që masat të rëspektohen edhe nga qytetarët.
"Vala vjeshtore e virusit korona është në kulmin e saj. Është me rëndësi që të gjithë të tregojmë përgjegjësi për shëndetin tonë dhe publikun. Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë vazhdimisht masat dhe detyrimet për mbrojtje nga koronavirusi. Vetëm në këtë mënyrë mund të luftojmë së bashku virusin dhe të mbrojmë shëndetin publik.", tha Sashko Nikollov, nga LSDM.
Aleanca për Shqiptarët: Deputetja e LSDM-së nuk u vetëizolua, na rrezikoi
ASH thotë se ajo që u kërkohet qytetarëve, duhet të vlejë sidomos për deputetët. Kanë vërejtje për kolegen e tyre nga LSDM që nuk u vetëizolua derisa priste rezultatin por erdhi në punë pikërisht për të votuar masat që këkrojnë që qytetarët të vetëizolohen kur kanë bërë testin.
"Nuk vlersoj se deputetët duhet të jenë përjashtim nga të gjithë qytetarët në shtetin tone. Po ndëgjova që një kolege është positive, më duhet të themë se është papërgjegjësi e madhe për cilin do qytetarë që testohet shkaku I simptomeve, dhe deri sa nuk I merr rrezultatet të ketë kontakt me persona tjerë. Mendoj që me faktin që ka pas simptoma është dashur të vetë izolohet dhe të mos ketë kontakt me deputetët tjerë. Nuk mendoj se duhet të testohen të gjithë, mjafton të testohen vetëm ata me të cilët ka pasur kontakt.", tha Syreja Rashidi nga ASH.
VMRO-DPMNE: Jo Kuvend online, ende nuk kemi nënkryetarë
Ndërkohë VMRO është kundër që kuvendi të punojë online, siç propozon ekzekutivi. Presin që kuvendi të jetë funksional.
"Parlamenti ende nuk ka nënkryetarë dhe nuk ka asnjë pengesë për zgjedhjen e tyre. As delegacione për bashkëpunim me vendet e tjera nuk janë themeluar. Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian, i cili është thelbësor për bashkëpunimin në një pandemi, si dhe Komiteti i Përbashkët nuk janë krijuar.", tha Nikola Micevski nga VMRO-DPMNE
Qeveria këmbëngul që kuvendi të punojë Online derisa të qetësohet situate me pandeminë, opozita thotë se puna online e Parlamentit kërkon ndryshime kushtetuese. Madje sipas tyre, nëse gjithë të punësuarit e tjerë shkojnë në punë dhe fëmijët shkojnë në shkolla ekopshte, atëherë edhe deputetët duhet të përmbushin funksionin e tyre, e këtë duhet ta bëjnë ë në ndërtesën e parlamentit,e jo nga shtëpia.
SANIJE DURAKU
