Maqedoni

Takohet këshilli i sigurisë, s’ka gjendje të jashtzakonshme, masat të respektohen

29.10.2020 16:21

Situata me pandeminë dhe masat antikovid në qendër të takimit të këshillit të sigurisë në presidencë....

Situata me pandeminë dhe masat antikovid në qendër të takimit të këshillit të sigurisë në presidencë. U kërkua më për më shumë përgjegjësi dhe respektim të masave mbrojtëse. Sipas presidentit Stevo Pendarovski alternativë tjetër nuk ka edhe pse situata është serioze. Pendarovski hodhi poshtë mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtzkonshme dhe u shpreh I hapur për çdo sugjerim qëllim mirë në përballjen me pandeminë.
 
“Në ekzekutiv ekziston vullnet I qartë nëse një propozim I tillë vjen, të njëjtin ta zbatojnë dhe të jep efekte pozitive. Edhe sot të deklarojnë gjendje të jashtzakonshme, problemi s’do zgjidhet. Kishte edhe vlerësime se nëse shpallim gjenjde të jashtzakkonshme mund të vendosim orë policore, njëra me tjetrën s’ka kurfarë lidhje. Ekziston ligj për mborjtje nga sëmundjet ngjitëse i cili mund të kufizon lëvizjen e qytetarëve.”, tha Stevo Pendarovski, president.
 
Kryeministri Zoran Zaev kërkoi qasje më të përgjegjeshme nga lideri I opozitës Hristijan Mickovski, ndërkaq hedhi poshtë kërkesat për dorëheqje të komsionit për sëmundje ngjitëse.
 
“Komisioni është komplet profesionist, i përkushtuar nga mëngjesi deri në orët e vona të natës. Përgjegjësia e të gjithëve do të duhet të jetë në nivelin më të lartë dhe në këtë frymë ftoj opozitën dhe kryetarin e VMRO – DPMNE-së Mickovski për sjellje të përgjegjshme, pasiqë vë në hamenjde dhe rrezik opinionin me sjelljen e papërgjegjshme.”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
 
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe siguroi se spitalet kanë kapacitete për të trajtuar të sëmurët nga virusi pandemik.
 
“Duke pasur parasysh se spitali mobil është thujase I mbushur, janë siguruar shtretër tjerë në kaudër të institutit për sëmundje të mushkërive dhe të kilinikës së dermatologjisë dhe neurologjisë ku ka qasje direkte në oksigjen. Ngjashëm është edhe në qytete tjera. reparte shtesë janë përgatitur edhe në spitalin ‘8 Shtatori.”. tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
 
Edhe 56 internistë të shtëpive private shëndetësore janë të gatshëm të kyçen në shërbimin e kujdestarisë në spitalet në Shkup dhe në qytete të tjera. Kufijtë s’do mbyllen për momentin pasi virusi më shumë po bartet nga brenda dhe shumë më pak nga jashtë kufijtë e vendit.
 
MERALE ISMAILI