Maqedoni
Fillimi i bisedimeve për antarësim, Ustirisvajt: E meritoni, pandemia mund t’i shtyjë
29.10.2020 16:40
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, e kanë merituar t’i fillojnë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian....

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, e kanë merituar t’i fillojnë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian, por pandemia me Covid-19, mund të ndikojë dukshëm në vendimet përfundimtare të Këshillit të BE-së. Ky ëhtsë vlerësimi I eurodeputetit Antonio Lopez Ustirisvajt, në konferencën ku u diskutua rreth ardhmërisë së përbashkët të shteteve të Ballkanit Perendimor në rrugën drejt BE-së. Ai gjithsesi potencoi se BE ka vullnet të mirë për bashkëpunim me RMV-në dhe Shqipërinë.
“Jemi pozitivisht të disponuar në aspektin e afrimit dhe duam që juve tju ndihmojmë në ndërtimin e atyre urave të bashkëpunimit. Por të nderuar punët nuk po ecin jo edhe aq mirë, unë vijë nga sfera e politikës dhe dua tua them atë që e ndjej, e ajo është se bota po kalonë një periudhë të keqe me pandemin, dhe kjo do të ndikojë në vendimet e BE-së.", tha Antonio Lopez Ustirisvajt, deputet në Parlamentin Europian.
Ekspertët dhe ish politikanët: Në rrugën drejt BE-së të kontribuojnë të gjithë
Por ekspertët dhe ish politikanët nga vendi ynë, potencuan se dy vendet kanë bërë mjaftueshëm që ta meritojnë fillimin e bisedimeve , edhe në kushte pandemie.
“Pandemia globale me Covid-19 nuk duhet tan dalë punën tonë dhe angazhimin tonë, kjo është një sfidë e madhe ne duhet të ambientohemi dhe të gjejmë rrugë te reja si të punojmë në planin ndërkombëtarë, nacional dhe në atë lokal.”, thanë nga Fondacioni “Konrad Adenauer”.
“E rëndësishme tani kur po fillojmë bisedimet për anëtarësim, është se duhet kycja e të gjithëve, edhe e subjekteve politike, por edhe akademikëve, sektorit jo qeveritare dhe mediat.”, tha Vasko Naumovski, ish zv/kryeministër për çështje europiane 2008–2011.
“Vetëm bashkë, është formula për zgjidhjen e çështjeve të mëdha, dhe jo vendimet e njëanshme të cilat e kanë harxhuar kapitalin tonë politik të cilin e kishim ne si etnitete por edhe ka krijuar një kohezion mes etnive.”, tha Emil Dimitriev, ish kryeministër.
Gashi: Duhet angazhim i sinqertë dhe permanent
Opozita shqiptare thotë se për të ditur se ku duhet shkuar, duhet të kesh ide të qarta dhe angazhim të sinqertë.
“Neve na duhet të përgjigjemi se cfar shteti kemi, pastaj cfar shteti duam dhe në fund cfar reforma duhet bërë. Edhe unë jam i mendimit se gjatë rrugëtimit tonë europian, po shohim disa anomali sic janë mospasje e një angazhimi permanent dhe idetë tona jo të sinqerta.", tha Afrim Gashi, kryetar i alternativës.
Në konferencën e organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Qendrën për Studime Europiane, morën pjesë ekspertë e diplomat nga vendi e rajoni dhe përfaqësues të sektorit jo Qeveritar.
FITIM KRYEZIU
