Botë

Poroshenko: Rusia synon pushtimin e Ukrainës

08.11.2014 18:27

Rusia po përgaditet të pushtoj Ukrainë ka alarmuar presidenti I Ukrainës Petro Poroshenko, gjate një bisede telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel...

Duke akuzoi Mosken per "shkelje brutale te ligjit nderkombetar" ai ka thënë se Ukraina, gjendet perballe nje zbrapsjeje te befte nga qendrimi i deritanishem i Moskes dhe mundesise se pershkallezimit te metejshem te dhunes.
 
Te premten, shefat e tij te sigurise i raportuan kreut te shtetit ukrainas se nje njesi ushtarake ruse e armatosur rende kishte kaluar kufirin ne lindje te vendit.  
 
Zedhenesi i Keshillit Kombetar te Sigurise dha edhe shifra konkrete: sipas Andriy Lysenkos, rajonet e kontrolluara prej separatisteve kane hyre 32 tanke, 16 sisteme artileri e 30 kamione.
 
Lysenko pohoi nder te tjera se vetem brenda 24 oreve te fundit, nga luftimet ne Donjeck kane humbur jeten 5 ushtare te Kievit e jane plagosur 16 te tjere.Kancelarja Gjermane Angela Merkel nga ana e saj eshte shprehur "thellesisht e shqetesuar" nga raportet e levizjeve te reja te trupave ruse ne rajon.