“Covid19”, 14 viktima, 862 të infektuar dhe 223 të shëruar
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit...

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.699 testime dhe janë regjistruar 862 raste të reja me coronavirus.
Shkupi edhe më tej kryeson me 390 raste të reja pasuar nga Prilepi me 55, Veles 53, Tetovë 48, Manastir 31, Shtip 28, Strumicë 27, Koçani 25, Kavadar 24, Kumanovë 22, Ohër dhe Gostivar nga 18, Kërçovë 17, Gjevgjeli dhe Probishtip nga 12, Kriva Pallankë 10, dhe në qytetet tjera më pak se 10 të infektuar.
Instituti për Shëndet Publik regjistroi 223 pacientë të shëruar dhe 14 të vdekur. Prej të vdekurve 5 janë nga Shkupi, një nga Prilepi, një nga Tetova, një nga Struga, një nga Velesi, një nga Manastiri, dy nga Strumica, një nga Radovishi dhe një nga Resnja. Që nga fillimi i epidemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar 29.558 pacientë, ku prej tyre 19.994 janë shëruar dhe 977 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 8.587raste aktive me COVID-19.
