VMRO DPMNE proteston kundër ndotjes së ajrit
29.10.2020 21:43
VMRO DPMNE protestoi para Qeverisë për shkak të ndotjes së madhe të ajrit....

VMRO DPMNE protestoi para Qeverisë për shkak të ndotjes së madhe të ajrit. Ata rikujtuan Qeverinë se ajri i ndotur gjatë pandemisë ka shkakatuar vdekje njerëzish, ndërsa Qeveria arsyetohet se ka vetëm mjegull.
Thonë se për shkak të paaftësisë së Qeverisë, të kryesur nga Kryeministri, Zoran Zaev dhe Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov jeta e qytetarëve është e rrezikuar.
“Ajri i ndotur është katalizator i rrezikshëm për virusin sepse i njejti shërben si transmetues i virusit. Po përballeme me problem tejet të mëdha dhe për këtë shkak kërkuam që Qeveria menjëherë ti liroj nga puna të sëmurët kronik dhe gratë shtatëzana të cilët janë të rrezikuar si nga pandemia e cila po merr hov të madh, poashtu edhe nga ajri tejet i ndotur. Kërkojmë që në vend të milardave që shpenzohen për tender, ryshfet dhe mallverzime, të sigurohen të holla për uljen e ndotjes “ – tha Jelena Zhugiç nga VMRO-DPMNE.
Shëndeti i qytetarëve nuk ka çmim thonë nga opozitarja VMRO DPMNE, të cilët protestuan edhe në pesë qytete të vendit. (Flutura Latifi, TVM2)
