Botë
Ban Ki Mun i shqetësuar për krizën politike në Kosovë
08.11.2014 18:28
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës...

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të gjetur zgjidhje për krizën politike.
"Jam veçanërisht i shqetësuar për bllokadën e tejzgjatur politike në Prishtinë dhe për pasojat e mundshme negative në përparimin e bërë deri më tani për forcimin e institucioneve demokratike në Kosovë”, ka thënë Ban në raportin që do të diskutojë Këshilli i Sigurimit i OKB-së më 13 nëntor.
Ban po ashtu u ka bërë thirrje zyrtarëve në Prishtinë që të vazhdojnë dialogun me Beogradin.
“Brezi i tanishëm i liderëve duhet të vazhdojë procesin historik të normalizimit të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, të pajtohet me të kaluarën, të shfrytëzojë mundësitë që ofron Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe të vazhdojë reformat strukturore”, ka thënë sekretari I OKB-së Ban Ki mun.
