Botë
SHBA, 6 të vdekur nga uragani Zeta
30.10.2020 09:30
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën deri më tani si pasojë e uraganit Zeta...
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën deri më tani si pasojë e uraganit Zeta që ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Uragani ka goditur shtetet Louisiana, Georgia, Mississippi, Karolina e Veriut, pjesën juglindore të Virginia-s dhe Maryland.Viktimat janë regjistruar në Louisiana një, në Alabama dhe Georgia katër dhe në Mississippi një.Zeta ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrikë për 2,6 milionë familje.Në Louisiana, nga Garda Kombëtare u kërkua të mbështesë ushtarët në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit. Rënia e pemëve bllokoi korsitë e dy autostradave ndërshtetërore në Atlanta.Zeta, e cila goditi Gadishullin Jukatan të Meksikës të hënën me një erë që arrinte në rreth 130 kilometra në orë, solli reshje të forta shiu.
