Maqedoni
Covid-19, ministri Nuredini në vetëizolim
30.10.2020 11:01
Edhe ministri i ambientit jetësor Naser Nuredini ka njoftuar se që nga dita e djeshme....

Edhe ministri i ambientit jetësor Naser Nuredini ka njoftuar se që nga dita e djeshme është në vetëizolim për shkak sic thotë të kontaktit që ka pasur me një person i cili më pas ka rezultuar pozitiv.
Ministri Nuredini në njoftimin e lëshuar përmes faqes së tij në Facebook, ka thënë se testimi për covid I ka rezultuar negativ, megjithatë conform protokolleve të parashikuara nga Instituti I Shëndetit Publik dhe Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, ai do të rrespektojë masën e vetëizolimit dhe do të punojë nga shtëpia.
