Botë

Sulmi në Francë, mësohet identiteti i autorit të sulmit

30.10.2020 11:30

I riu që sulmoi me thikë për vdekje dy gra dhe një burrë në një kishë në Francë...

I riu që sulmoi me thikë për vdekje dy gra dhe një burrë në një kishë në Francë, mbërriti nga Tunizia ditë më parë, kanë deklaruar autoritetet franceze, ndërsa mediat kanë publikuar edhe fotot e tij.
 
Brahim Ausoi, 21 vjeç, ishte pajisur me një dokument të Kryqit të Kuq Italian, pas mbërritjes me një anije emigrantësh në ishullin Lampedusa të Italisë muajin e kaluar. Dy persona vdiqën brenda kishës, thonë zyrtarët, dhe të paktën njërit prej tyre iu pre koka. Një person i tretë, i cili u plagos rëndë, arriti të largohej nga kisha, por vdiq pak më vonë.Raportohet se Ausoi mbante mbi vete një kopje të Kuranit gjatë sulmit, tha prokurori anti-terror i Francës.Presidenti Emmanuel Macron tha se ai ishte një “sulm terrorist islamik”.