Botë
Nigeri, 21 të vdekur nga përplasja e kamionit me një autobus
30.10.2020 12:24
Së paku 21 persona, shumica fëmijë, kanë humbur jetën gjatë përplasjes së një kamioni dhe autobusi shkollor në Nigeri....
Shoferi i kamionit humbi kontrollin mbi automjetin në autostradën Mgbowo-Awgu, në shtetin Enugu, ndërsa më pas goditi autobusin shkollor, tha në një deklaratë për media Ogbonna Kalu, koordinator i Organizatës për siguri të rrugëve (FRSC) në shtetin Enugu.
Kalu tha se të paktën 21 persona humbën jetën në përplasje, kryesisht fëmijë dhe disa njerëz u plagosën.
Ai gjithashtu theksoi se një numër i konsiderueshëm i të plagosurve janë në gjendje kritike dhe se kanë frikë nga një rritje e numrit të të vdekurve.
Dyshohet se shkaku i aksidentit ishte shpejtësia e papërshtatshme./Top Channel
