Maqedoni
SASHK kërkesë te MASH: Të ndërpritet mësimi me prani fizike
30.10.2020 13:54
Marrë parasyshë numrin e lartë të personave të infkotuar javën e fundit...

Marrë parasyshë numrin e lartë të personave të infkotuar javën e fundit, sidikata e arsimit kërkon nga Minsitria e arsimit që të shqyrtojë edhe njëherë vendimin për mësim me prani fizike të nxënësve nga klasa e parë deri në të tretën, përkatësisht edhe këto gjenerata të kalojnë me mësim online. Kjo paraqet rrezik sidomos për arsimtarët me sëmundje kronike thot kryetari i sindikatës së arsimit, Jakim Nedellkov.
"Të mos vazhdoj mësimi me prani fizike, por të vazhdoj me mësim online për shkak se një numër i madh i arsimtarëve që punojnë nga klasa e parë deri në të tretën direkt apo indirekt janë infektuar.", tha Jakim Nedellkov, Kryetar i SASHK.
Jakimovski: Arsimtarëve tu mundësohet punë nga shtëpia
Poashtu sindikata e mbështet shkresën e misnitrisë së arsimit që u ka dorëzaur drejtorëve që në raste të jashtëzakonshme arsimtarët të mund të punojnë nga shtëpia. Nga sindikata konkretisht kërkojnë që me kërkesë të arsimtarëve që zhvillojnë mësim online atyre tu mundësohet të punojnë nga shtëpia, me arsetimin se shkollat përballen me internet të dobët, shpenzojnë për ngrohje dhe arsimtarët detyrohen të udhëtojnë me autobus apo në formë të organizuar me automjete, duke u ekspozuar në rreziku për tu infektuar.
"Duke e pasur parasyshë se javën e fundit po rritet dukshëm numri i të infektuarve si sindikat që kujdeset për shëndetin e të punësuarve, apelojmë gjithkund ku ka mundësi dhe dëshirojnë të punësuarit të punojnë nga shtëpia duke i shfrytëzuar resurset e tyre të ngrohjes, internetit dhe kompjuterin, drejtori të ia mundësojë atë.", tha Jakim Nedellkov.
Jakimovski: Tu paguhen orët shtesë arsimtarëve
Sindikata njëherit kërkon që tu paguhen orët shtesë arsimtarëve që punojnë me nxënës me prani fizike, nga klasa e parëmderi në të tretën, pasi në klasat që janë me më shum se 20 nëxënës punohet në dy grupe, që do të thot se janë dyfishuar orët e punës. Njëkërkesë e tillë ka bazë ligjore në ligjin për mardhënie pune dhe në marrveshjen kolektive thot Nedellëkov sipas të cilit disa drejtor nuk kanë gadishmëri për pagesë shtesë të arsimtarëve.
"Nga tereni kemi informacione ku disa drejtor nuk dëshirojnë ta implementtojnë ligjin dhe marrveshjen kolektive pasi pretendojnë se nuk ka pasur rritje të orarit të punës dhe se është normale të punohet me dy grupet. Shkolla tjera apo komuna thonë se nuk kanë para, të tjerë thonë se do tu japin ditë të lira arsimtarëve.", tha Nedellkov.
Këto argumente sipas sindikatës së arsimit janë të pa qëndrueshme dhe insistojnë për pagesë të orëve shtesë. Në të kundërtën nuk përjashtojnë edhe mundësinë e bojkotit të punës së asmitarëve me grupin e dytë.
GYLTENE SINANI
