Maqedoni
Eurointegrimet, Gir: Bisedimet për kornizën negociuese të vazhdojnë
30.10.2020 14:47
Euroambasadori Dejvid Gir nuk konfirmon arritjen e konsensuzit në BE rreth kërkesave bullgare...

Euroambasadori Dejvid Gir nuk konfirmon arritjen e konsensuzit në BE rreth kërkesave bullgare për hapjen e bisedimeve integruese me Maqedoninë e Veriut. Gir madje i cilëson si spekulime shkrimet në portalin belg, duke ftuar palët që të arrijnë marrëveshje mbi kronizën negociuese që deri në fund të vitit të mbahet konferenca ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Unionit.
“Nuk dua të komentoj këto spekulime. E rëndësishme është që diskutimi duhet të vazhdojë, të arrihet marrëveshje për kornizën negociuese si një pikë referente në bisedimet drejt anëtarësimit në BE që më pas të kemi konferencën ndërqeveritare dhe të nis procesi. Shpresoj se kjo do të ndodh sa më shpejtë të jetë e mundur.”, tha Dejvid Gir, euroambasador.
Dallimet historike, Osmani: ‘Bullgaria, inkurajuese për njohje të vetëpërcaktimit’
Në pyetjen se a është e gatshme Maqedonia e Veriut të pranojë kompromisin bullgar, I cili do të jepte dritë jeshile nisjes së bisedimeve, ministri Bujar Osmani thotë se qasja e Sofjes se identiteti maqedonas ka rrënjë bullgare, nuk është e re. Kjo sipas Osmanit flet për gatishmërinë bullgare të njohë vetëpërcaktimin identitar.
“Kjo qasje nuk është e re nga Bullgaria se si do të duhet të zgjidhet kjo çështje. qasja e tillë ku do të inkurajoheshim komisionet që të vazhdojën të punojnë dhe instrumenti I vetëm se si zgjidhen dilemat historike është nëpërmjet komisioneve. Këto deklarime inkurajuese të Bullgarisë flasin se janë të gatshëm sikurse gjitha shtetet tjera të pranojnë të drejtën e vetëpërcaktimit të shteteve të tjera.”, tha Bujar Osmani, ministër për Punë të Jashtme.
Osmani konfirmon që javën e ardhshme do të realizojë takim me homolegen e tij bullgare Zaharieva në Sofje. Grupet e punës sipas shefit të diplomacisë janë në kontakt të vazhdueshëm në tejkalimin e ndasive. Tejkalimi I paragjykimeve shtrihet edhe në bashkëpunimin rajonal midis të rinjëve, pasi Komisioni Europian dedikoi 9 miliard euro investim rajonal për krijimin e Europës në Ballkan dhe qëndrimin e të rinjëve këtu.
MERALE ISMAILI
