Maqedoni

Carovska: Shkollat mbeten të hapura

30.10.2020 15:02

Shkollat duhet të mbeten të hapura...

Shkollat duhet të mbeten të hapura, nuk ka numër të lartë të nxënësve apo të punësuarve të infektuar me “Covid 19”, thotë minsitreja e Arsimit dhe Shkencës,  Milla Carovska. Edhe organizata botërore e shëndetësisë rekomandon që shkollat të mbeten të hapura, thotë Carovska, e cila thekson se nuk ka përhapje të virusit brenda shkollave.

"Të gjitha shtetet në botë e gjithsesi edhe organizata botërore e shëndetësisë dhe UNICEF rekomnadojnë që shkollat të mbeten të hapura. Gjithkund në botë janë të hapura. Ne nuk kemi numër të lartë të infektuarish. Në fillim të kësaj jave kemi njoftuar se vetëm 0, 05% është infektimi i nxënësve dhe 0,06% te arsimtarët. Kemi 60 nxënës të infektuar në nivel shtetëror dhe 160 arsimtarë.", tha minsitreja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

Carovska: Orët shtesë duhet të paguhen

Ajo që është me rëndësi, thotë Carovska, është të kemi kontinuitet në procesin arsimor. Ajo njëherit ka mbështetur kërkesën e sindikatës  për pagesë të orëve shtesë të arsimtarëve që punojnë me prani fizike.

"Shkollat ku ka dëshmi se janë tejkalaur orët,  gjithsesi duhet ti paguajnë orët jashtë orarit të punës. Por kjo është marrdhënie mes pushtetit lokal, sindikatit dhe shkollës. Unë i nxis të ulen dhe së bashku ti tejkalojnë këto çështje. Nuk ka numër të madh të shkollave ku ka tejkalim orësh. Por për këtë qëllim u është drejtuar shkresa drejtorëve që të respektohet ligji për marrdhënie pune dhe ligji për arsimin fillorë.", - tha Carovska.

Edhe sa i përket kërkesës që arsimtarët të mund të mbajnë mësim nga shtëpia, Carovska tha se edhe aktualisht arsimtarët në koordinim me drejtorët e shkollave janë të organizuar mirë dhe marrin masa që procesi mësimorë të mos shënojë ngecje. (Sedat Selimi, TVM2)