Maqedoni
VMRO-DPMNE: Situata me virusin korrona drejt kolapsit
30.10.2020 15:16
Për shkak të numrit të madh të personave të infektuarve me Kovid -19 dhe kapacitetit spitalor..

Për shkak të numrit të madh të personave të infektuarve me Kovid -19 dhe kapacitetit spitalor, VMRO-ja opozitare propozon që Qeveria ti liroj nga puna të sëmurët kronik dhe të organizojn një herë në muaj testim falas për punonjësit shëndetësor që punojn në Kovid Qendrat. Nga kjo parti vlerësojnë se situate me virusin po shkon drejt kolapsit, ndërsa pyesin qeverin dhe MSH-në, pse deri më tani nuk janë targetuar masat kundër kategorive të rezikuara, kur 85% e viktimave nga ky virus kanë qenë me sëmundje kronike.
"Ju I keni kthyer në punë ndërsa transferoni gjithçka tjetër online. Masat për vetë-izolim të detyrueshëm të personave gjatë testimit për KOVID-19 nga caktimi i testit ose vetë testimit deri në marrjen e rezultatit është një tregues tjetër i mungesës së një koncepti nga i cili të gjithë humbasim. Kjo është periudha më e rrezikshme. A e ka kontrolluar dikush ndonjëherë? Kush është fajtor për këtë? Përgjegjësia e kujt është?", tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.
LSDM: Askush nuk do të mbetet pa kujdes shëndetësor
LSDM- vazhdon të kërkojë që qytetarët në përpikshmëri ti respektojn masat për mbrojtje nga virusi Korona, ndërsa akuyon opozitën për obstruksione.
“Shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM edhe përkundër opstrukcioneve të VMRO-DPMNE-së solli ndryshimet ligjore për mrojteje të popullisisë nga sëmundjet ngjitëse. Pavarësisht seriozitetit të gjendjes, situata është nën kontroll dhe askush nuk do të mbetet pa kujdes shëndetësor. Tani është e nevojshme që të gjithë qytetarët të respektojnë vazhdimisht masat dhe përgjegjësitë për mbrojtjen kundër koronavirusit.”, thuhet në njoftimin me shkrim të LSDM-së.
Sipas tyre së bashku mund të zvogëlojmë transmetimin e virusit dhe të mbrojm shëndetin publik.
SANIJE DURAKU
