Maqedoni

Tregu i Bitpazarit, dikush i respekton e dikush jo masat anti kovid

30.10.2020 15:37

Tregjet janë vendet ku krijohen grumbuj njerzish dhe ku ekziston...

Tregjet janë vendet ku krijohen grumbuj njerzish dhe ku ekziston rrezik potencial për shpërndarje të pandemisë. 
 
Qytetarët janë të ndarë për sa i përket respektimit të masave anti-covid. Përderisa disa qytetarë mbajnë maska dhe respektojnë distancën sociale, vërejmë edhe mjaftë blerës dhe shitës të cilët me vete nuk mbajnë maska.
 
Qytetarët që respektojnë masat thonë se ndjehen të rrezikuar pikërisht nga ata të cilët nuk respektojnë masat. 
 
“Deri diku, jo aq sa duhet. Dikush i respekton, dikush jo. Për ato që skan frikë dhe që nuk besojnë që ka vius nuk e respektojnë”...
 
“Siç e sheh edhe ti, mundesh me kthz kamerën dhe me i pa. Secili për vete e ka. Varet nga ndërgjegjja e njerëzeve”...
 
“Rrallë respektohen masa. Ja këtu nëse shikojmë nga 10 njerëz 7 janë pa maska. kJo na vë në rrezik edhe neve që i respektojmë masat”...
 
“Njerëzit janë pa kujdes, nuk i mbajnë diku dikush, por unë gjithmonë e mbaj.”, thanë qytetaret e anketuar nga TVM2.
 
Qytetartët të cilët nuk mbajnë maska thonë se nuk besojnë se ekziston virusi korona. 
 
“Respektohen normal, varësisht prej njerëzve. Ka dikush frigohet më tepër, unë per vete nuk i respektoj aspat. Nuk besoj prandaj nuk i respektoj”...
 
Njeriu që është pa maskë nuk besoj në çdo send, pa i ra ndonjë sëmundje. Edhe ne nuk besojmë asgjë në këtë virusin.”, thanë qytetaret e anketuar.
 
Në bazë të vendimit të qeverisë vendosja e maskës është bërë e detyrueshme edhe nëpër ambiente të hapura, kurse për të gjithë ato që nuk respektojnë këtë masë parashikohen dënime në të holla. 
 
ERSAN PAJAZITI