Kuvendi vazhdon debatin për rebalancin, Dauti: I konceptuar keq, nuk e përkrah

30.10.2020 16:02

Rishikimi i balancit për vitin 2020....

Rishikimi i balancit për vitin 2020 përplasi subjektet politike shqiptare. Opozita shqiptare konsideron se masat ekonomike për zbatimin e të cilave po bëhet rebalanci i buxhetit nuk japin ndihmën e duhur as për qytetarët dhe as për kompanitë.

Sipas deputetes së ASh-së  Ilira Dauti, ndihma nuk është gjithpërfshirëse dhe ndër të tjera nuk ofron as përkrahje për nxënësit, të cilët janë detyruar të mbajnë mësim “on line”.    

“Nuk janë paraparë ata të cilët për momentin më së shumti kanë nevojë për mbështetje, siç janë mbi 40 mijë nxënës, të cilët nuk kanë mjete teknike për të ndjekur mësimin dhe janë të detyruar që të ndjekin nëpërmjet të televiziorit, të nderuar të pranishëm unë nuk mundem moralisht të jap –Po-në time për këtë rebalanc buxhetor.” – tha deputetja e ASh-së, Ilire Dauti.

Kadrija: Bëjmë rebalance për tre muaj

Për partinë shqiptare në pushtet, me rishikimin bëhet ridestinimin i parave për nevojat jetike në shëndetësi, transferet sociale dhe shëndetin e ekonomisë.

“Bëjmë rebalance për dy muajt e fundit se çka mund të bëhet dhe çka nuk mund të bëhet për këto dy muaj. Ridestinim i mjeteve në sfera, fusha të tjera të cilat nuk kanë as afat kohor as mundësi që të realizohen destinohen tek masat antikovid, masat shëndetsore, sociale, ndihma qytetarëve. Dhe këto besoj që me pakon e katërt, në 96% të rasteve mbajnë.” – tha deputeti i BDI-së, Bajram Kadrija.

Nuk mungoi as debati politik mes subjekteve maqedonase. Përderisa LSDM konsideron se me rebalancing dhe masat ekonomike  ndihmohen qytetarët dhe kompanitë, VMRO DPMNE thotë se qeveria nuk ndihmon askënd por po merr hua dhe i ngarkon qytetarët me borxh. (Shpëtim Nuredini, TVM2)