Tërmeti në Izmir të Turqisë, njoftohet për viktima dhe qindra të lënduar
Të paktën 6 viktima, mbi 250 të plagosur...

Të paktën 6 viktima, mbi 250 të plagosur dhe dhjetra objekte të shkaktrruara është bilanci i tërmetit trondidës me magnitude prej 6.6 ballësh që goditi qytetin Izmir të Turqisë.
Një re pluhuri ka përfshirë qytetin prej dëmtimeve apo rrëzimeve të godinave. Sipas informacionit të Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, theksohet se tërmeti u regjistrua në orën 14:51 me kohën lokale, me magnitudë 6,6 ballë në Detin Egje, 17 kilometra nga brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir. Epiqendra e tij ishte me një thellësi 16,54 kilometra.
Raportohet të jenë të shumtë personat që kanë mbetur poshtë pallateve të shembura. Momente emocionuese ishin pamjet ku shihet shpëtimi i një gruaje nga rrënojat.
Agjencia e kërkim-shpëtimit ju ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hyjnë nëpër shtëpitë e tyre. Përveç rrënimit të objekteve të shumta, tërmeti ka trazuar edhe detin. Kjo ka bërë që disa rrugë në Izmir të mbushen me ujë.
Autoritetet kanë alarmuar qytetarët që të largohen nga zonat bregdetare për shkak të rrezikut nga ndonjë tsunami të mundshëm.
Menjëherë pas shpërthimit të tërmetit, ka reaguar presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan i cili shprehu mesazh ngushëllues për viktimat, ku tha se shteti do të qëndroj pas tyre.
"U uroj të shkuara të gjithë qytetarëve tanë që u prekën nga tërmeti në Izmir. Ne qëndrojmë pranë qytetarëve tanë që u prekën nga tërmeti me të gjitha mjetet e shtetit tonë. U mobilizuam me të gjitha institucionet tona përkatëse dhe ministrat tanë për të filluar punën e nevojshme në rajon", shkroi presidenti turk në Tëitter.
Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, ka bërë të ditur se gjashtë ndërtesa janë shembur në dy lagje të ndryshme të Izmirit, derisa kryetari i kësaj komune, Tunc Soyer ka njoftuar për 20 ndërtesa të shembura në këtë province, ndërsa deri më tani 70 persona janë shpëtuar nga rrënojat e tërmetit.
Tërmeti i fuqishëm që goditi brigjet e Turqisë, ka shkaktuar viktima edhe në Greqi. Mediat greke raportojnë se dy fëmijë janë poshtë një muri të shembur. Viktimat janë 15 dhe 17 vjeç, në fshatin Vathi të ishullit Samos ku njoftohet edhe për 6 të lënduar. Tragjedia duket se ka bashkuar dy popujt ndërmjet vete.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka pasur një bisedë telefonike me Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, duke i përcjellë këtij të fundit ngushëllimet e tij të përzemërta për humbjet e jetëve në Turqi dhe dërgoi një mesazh të unitetit të dy popujve.
Mesazhe ngushlluese kanë dërguar edhe autoritet më të larta të vendit tonë dhe rajonit. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)
