NATO, 60 respiratorë donacion RMV-së

30.10.2020 18:05

Republika e Maqedonisë së Veriut ka pranuar donacionin e rradhës....

Republika e Maqedonisë së Veriut ka pranuar donacionin e rradhës nga Aleanca e NATO-së që përbënë 60 respiratorë, të cilat janë ndarë pikërishtë nga fondi i donatorëve në kuadër të Aleancës së NATO-s, si kurndërpërgjigje për fluksin e madh të pandemisë me virusin “Covid-19”.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani thotë se kjo është një ndihmesë e madhe për sistemin shëndetësor të vendit, dhe një ndihmesë e madhe pikërisht për personat të cilët janë në gjendje më kritike.

“Është kjo kohë me shumë sfida, është kohë kur virusi është i përhapur më shumë se kurrë, dhe është më i rezikshëm se kurrë, prandaj solidariteti dhe mbështetja e ndërsjellë në mes vendeve po vjen në shprehje. Sot po tregojmë se më asnjëher nuk do të jemi të vetëm në luftën kur cilit do armik” – tha Ministri i Punëve të Jashtme të vendit, Bujar Osmani.

Aleancë më e forta në glob tregoi në vepër solidaritetin, thotë ministreja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

“Sot në kuadër të këtij aksioni janë mobilizuar disa shtete të NATO-s, që tregonë se kështu së bashku po ecin drejt tejkalimit të sfidave të rënda globale, dhe më nuk jemi të vetëm” – deklaroi Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

“Sistemi jonë shëndetësor kishte nevojë të madhe për këto respirator, dhe do të jetë ndihmesë e madhe për sistemin shëndetësor” – u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ministri Filipçe sqaroi se bëhet fjalë për respiratorë transportues, të cilat do të ndihmojnë në transportimin e pacientëve nga njëra në institucionin tjetër shëndetësor.

Ky donacion prej 60 respiratorëve kap vlerën e 1,4 milion eurosh, dhe janë pjesë e fondit të donatorëve të NATO-s që është i instaluar në Itali.

Donacioni është ndarë nga SHBA-ja, transportin e ka kryer Luksemburgu, ndërsa pjesën teknike dhe mjekësore e ka mbykqyrë Italia. (Fitim Kryeziu, TVM2)