“Covid19”, rritet numri i të infektuarve në rajon dhe BE

30.10.2020 18:43

Kosova shënon një rekord infektimesh...

Kosova shënon një rekord infektimesh, në 24 orët e fundit janë regjistruar 418 raste pozitive dhe katër të vdekur nga virusi korona.

Edhe atoritetet në Shqipëri njoftuan për një rekord prej 319 rastesh të reja më COVID19 dhe tre viktima, duke cuar në 502 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Në Sërbi, gjatë persona humbën jetën dhe 1,384 raste të tjera infeksionit me COVID 19 janë konfirmuar në këtë shtet.

Edhe Greqia ka shënuar një rekord të infektimeve me 1,211 raste të reja, ndërsa 12 qytetarë nuk kanë arritur të fitojnë betejën duke e çuar në 615 numrin e viktimave që nga shpërthimi i pandemisë.

Në Kroaci në 24 orët e fundit u regjistruan  20 viktima  dhe 2.772 raste të reja që është numri më i madh i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi brenda një dite. Numri i rasteve në të gjithë Evropën ka arritur në 10 milionë  që nga fillimi i pandemisë, me më shumë se 1.5 milionë raste të konfirmuara vetëm brenda javës së kaluar.

Nga OBSH- njoftojnë se numri i personave të shtrirë në spitale është rritur me shpejtësi, nga 7 milionë në 9 milionë brenda dy javëve të fundit dhe numri i viktimave gjithashtu është rritur për 32% në të gjithë kontinentin.

Shifra rekord në Gjermani, kurba e Covid-19 pëson rritje për të tretën ditë nga 15.774 raste arrin në 200.681 të inektuar.Rusia ka raportuar 18 mijë e 283 raste të reja me COVID-19 dhe 355 vdekje.

Kjo paraqet shifrën më të lartë të 24 orëve që prej nisjes së pandemisë. Polonia ka shënuar 21.629 raste te rëja dhe 202 viktima,shifra më e lartë e rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë.

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Austri është rritur për më shumë se 1,000,  nga 4000 në 5,627 raste.

Edhe Shtetet e Bashkuara shënuan shifër rekorde të rasteve të reja me koronavirus: me mbi 91,000 të infektuar dhe 1000 viktima.

SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, me afro 9 milionë raste në total dhe me mbi 228,000 viktima.

Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 45 milionë njerëz.Prej tyre, mbi 1.1 milion kanë vdekur dhe mbi 30 milionë janë shëruar. (Farije Dauti-Bakiu, TVM2)