“Covid 19”, 934 të infektuar, 5 të vdekur, 454 të shëruar

30.10.2020 21:22

Shënohet rekord i të infektuarve me “Covid 19”....

Shënohet rekord i të infektuarve me “Covid 19”. Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2748 testime të bëra ka regjistruar 934  raste të reja të të infektuarve, 5 persona kanë humbur jetën ndërsa 454 janë shëruar. 
 
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 420 raste i pasuar nga Velesi me 82, Prilepi me 61 raste, Tetova me 58, Kumanova 35, Manastiri 33, Strumica 30,Ohri 23, Koçani 22, Kërçova dhe Shtipi me  20, Kavadari 19, Gostivari 18, Gjevgjekia dhe Sveti Nikolla me 13 dhe qytetet e tjera me më pak se dhjetë të infektuar. 
 
Betejën me covid 19 e kanë humbën pesë pacientë tre nga Shkupi në moshë prej 58,68 dhe 75 vjeç dhe dy nga Prilepi në moshë prej 73 dhe 78 vjeç.
 
Në Klinikën Infektive në 24 orët e fundit janë pranuar 10 pacientë dhe gjithsejt janë hospitalizuar 158 pacientë, në terapi me oksigjen janë 113 pacientë. 
 
Në Spitalin e Kozles janë hospitalizuar 6 fëmijë pozitiv dhe gjashtë të dyshuar peer covid 19. 
 
Në Spitalin “8 Shtatori” janë pranuar 11 pacientë, dhe gjithsejt janë hospitalizuar 57 pacientë, ndërsa në respirator janë dy pacientë. 
 
Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Gostivar, Stugë, Strumicë, Gjevgjeli Dibër , Kërçovë dhe Kavadar janë hospitalizuar 315 pacientë. 
 
Numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 30.488  prej tyre   janë shëruar 20.488 kanë humbur jetën 982  dhe numri i rasteve aktive shënon 9058. (Flutura Latifi, TVM2)