Maqedoni
Ribalanci i buxhetit, përplas pushtetin dhe opozitën
31.10.2020 15:07
Partitë shqiptare vazhduan debatin në Kuvend për sa i përket ribalancit të buxhetit...

Për BDI-në ky rishikim i buxhetit ishte i patjetërsueshëm për tu përballur me krizën e shkaktuar nga covid 19. Sipas deputetit Berat Ajdari ribalanci i buxhetit do ti hap rrugë pakos së katërt të masave ekonomike e cila do të ndihmon në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe sektorit privat.
“Pakoja e katërt e masave është në drejtim të vazhdimit të tre pakove të mëparshmenë mënyrë që të rikëmbehet edhe më tej ekonomia vendore. Qeveria përmes pakos së katërt synon mbështtje të drejtëpërejtë financiare për qytetarët që të stimuloj konsumin e produkteve dhe shërbimeve vendore, të stimulojë ndërmarrjet që ti kthejnë dhe mbajnë punëtorët në vendet e punës dhe për të siguruar politika që do të ndihmojnë vazhdimet me trendet pozitive të rritjes ekonomike në vend”, u shpreh Berat Ajdari nga BDI.
Ajdari më tej shtoi se me ribalanin e buxhetit janë ndarë shuma të majme për investime në konviktet studentore dhe në objekte shkollore, gjë që nxiti reagimin e deputetit të koalicionit ASH-AA Halil Snopçe. Sipas deputetit opozitar me këtë ribalanc shkurtohen investime në sektorin e arsimit, në të cilin sektor sipas tij qeveria ka dështuar në sigurimin e kushteve për mësim.
“Në sferën e arsimit sa e kam parë unë buxhetin kemi ulje në arsimin e lartë për 3.98% si dhe në arsimin parashkollor dhe fillor me 20.83% dhe normalisht zoti Berat kjo është në kontradiksion me atë që thatë ju në këtë foltore he në kontradiksion me angazhimet e qeverisë s e do të siguroj kushte të barabarta për mësim. Mos të harrojmë se në Maqedoni vet ministria ka prauar se kemi mbi 40 mijë nxënës të cilët nuk kanë kushte për të ndjekur mësimin në këtë gjendje të jashtëzakonshme me pandeminë”, theksoi Halil Snopçe nga ASh-AA.
Edhe partitë maqedonase u përplasën sa i përket rishikimit të buxhetit. Sipas opozitës me ribalancin e bxuhetit nuk ofrohet ndihma e nevojshme për bizneset, kurse akuzuan se qeveria përmes dënimeve po tenton të mbuxh arkën e buxhetit.
Nga LSDM thanë se VMRO po tenton të luaj me ndjenjat e qytetarëve, ndërsa apeluan qytetarët që të respektojnë masat të cilat janë në të mirë të shëndetit të tyre.
ERSAN PAJAZITI
