Maqedoni

Ohër: Pandemia ka falimentuar sektorin e artizana

31.10.2020 15:55

Pandemia vuri çelësin në dyert e shtatë mjeshtërve nga Ohri...

I gjithë sektori i artizanalit po përballet me vështirësi të mëdha financiare. Kërkesa po bie, mjeshtrit janë të pafuqishëm për të përballuar krizën, ndërsa bizneset po ju falimentojnë. 
 
"Situata me mjeshtrit është e keqe. Ju mund ta shihni vetë se si është atmosfera në Pazarin e vjetër të Ohrit. Lidhur me regjistrimin dhe përfundimin e mjeshtrit, këtë vit janë regjistruar 10 mjeshtër të rinj, 8 prej të cilëve janë përmes projekteve të UNDP, dhe numri i 7 mjeshtërve që ndaluan kryerjen e zanateve gjatë këtij viti është shqetësues", u shpreh kryetar i dhomës së mjeshtërve rajonal Sasho Bogoeski.
 
Shqetësuese është fakti që në dy muajt e ardhshëm pritet që të rritet numri mbylljes së fabrikave dhe firmave të cilët mirren me artizanal. 
 
"Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me ta. Ne arritëm t'i shtyjmë ata në paketën e katërt të masave nga qeveria. Nëse pas Vitit të Ri ka një paketë të re masash, unë mendoj se ata zanatçinj që nuk janë në përputhje me Ligjin e ri për zanat të cilët nuk kanë licencë artizanale, mendoj se nuk do të përfshihen", theksoi Bogoeski.
 
Në Ohër ka 250 mjeshtër dhe numri i të regjistruarve të ri po zvogëlohet nga viti në vit. Paketa e katërt e masave parashikon 12 milion denarë shtesë për të mbështetur mjeshtrit për blerjen e mjeteve dhe pajisjeve, dhe përveç kësaj ato mund të përdorin masën për mbështetje financiare për pagimin e pagave, si dhe kredi pa interes deri në 5,000 euro.
 
ILMIJE ZHAKU