Botë

Tërmeti në Izmir të Turqisë, vazhdojnë kërkimet në rrënoja

31.10.2020 17:30

Ekipet e shpëtimit në Izmir e kanë kaluar natën në qiell të hapur në kërkim pët të mbijetuarit...

Ekipet e shpëtimit në Izmir e kanë kaluar natën në qiell të hapur në kërkim pët të mbijetuarit pas tërmetit të fortë që goditi Detin Egje.
 
Dhetra të vdekur, qindra të plagosur në qytetin e 3 më të madh në Turqi ku vendosja e pllakave tektonike ka shkaktuar edhe cunami ka vërshuar edhe një pjesë të qarkut të Sever Hisarit. Tërmeti ka rrëzuar edhe shumë ndërtesa.
 
"Deri më tani janë rrëzuar gjithsej 4 ndërtesa në Izmir. Kemi edhe objekte shumë të shkatruara. Forcat e sigurisë janë vendosur rreth tyre", u shpreh eksperti i shpetimit.
 
Pasoja vdekjeprurëse nga tërmeti në Tuqi kishte edhe në Greqi. Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane tërmeti ishte vendosur 13 km në veri-lindje të ishullit grek Samos.
 
"Nuk patëm kohë të reagojmë, shumë shpejt ka ndodhur. Pas tërmetit uji erdhi nga deti", theksoi qytetari.
 
"Pothuajse u mbyta, humba çantën e shpinës, çelësat, syzet, një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë", u shpreh qytetari.
 
Turqia shtrihet në një rryp sizmikisht aktiv. Në tre dekadat e fundit kanë ndodhur dhjetra tërmete të mëdha në të cilat mbi 20 mijë njerëz e kanë humbur jetën.
 
SANIJE DURAKU