Maqedoni
VMRO DPMNE proteston para KRRE –së: Të mos ndërpritet rryma për kategorinë e prekur; LSDM: Me protesta rrezikohet shëndeti publik
31.10.2020 17:44
VMRO-DPMNE sot protestoi para Komisionit Rregullator Energjetik...

VMRO-DPMNE sot protestoi para Komisionit Rregullator Energjetik, që para dy muajsh solli vendim për shtrenjtim të energjisë elektrike.
Nja kjo parti thonë se do të dorëzojnë një nismë në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim që siç thonë ata, të parandalohet ndërpreja e energjisë elektrike për kategorinë më të prekur të qytetarëve.
“Pushteti përmes politizimit të KRRE-së, lejoji shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike, që nënkupton llogari më të larta, e popull më të varfër. Përveç kësaj duke shkelur Kushtetutën lejohet ndërpreja e energjisë elektrike me çka prek veçanërisht kategoritë më të prekura të qytetarëve", u shpreh Stojançe Gerovski nga VMRO-DPMNE.
Por nga LSDM në kundëpërgjigjen e tyre, thonë se kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskin aktron shqetësim për gjendjen me koronavirusin, dhe çdo dy ditë, e malltreton anëtarësinë me të ashtuquajturat protesta, me çka e rrezikon shëndetin e tyre dhe atë publik.
“Nuk ka dyfytyrësi më të madhe që të protestojë ai i cili e ka hequr tarifën e lirë, ndërsa për 100 përqind e ka rritur çmimin e energjisë elektrike, ndërkohë që bënte biznese me hidrocentrale të marra nga Qeveria”, deklaruan nga LSDM-ja.
LSDM kërkon që Mickovski në vend që të organizojë protesta ku nuk paraqitet personalisht, të mbajë premtimin parazgjedhorë dhe të jep dorëheqje pasi as nuk i fitoi zgjedhjet.
SANIJE DURAKU
