Maqedoni

Covid 19 i merr jetën një 27 vjeçari nga Likova

31.10.2020 18:17

Si pasoj e virusit korona një 27 vjecar nga Kumanova humbi jetën në klinikën infektive në Shkup...

Pacienti nuk kishte sëmundje të mëparshme, njoftojn nga  Ministria e Shëndetësisë, përveç shtimit të temperaturës. Pacienit është dorzuar në Shkup pasi që gjendja shëndetësore I është përkeqësuar menjëherë. 
 
“Para se të sillej në Klinikë, ai ishte trajtuar në shtëpi për 6 ditë, ai ishte nën mbikëqyrjen e një mjeku familjar për 4 ditë, dhe ai ishte trajtuar në mënyrë ambulatore në Spitalin e Kumanovës për 2 ditë. Për shkak të përkeqësimit të papritur të gjendjes, pacienti u transferua në Klinikën në Shkup në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë, ku u vendos në ventilim jo-invaziv.”njoftojn nga Ministria e shëndetësisë. 
 
Reparti I Sëmundjeve Infektive në Kumanovë është i plotë, ndërsa për pranim të pacientëve po adaptohet reparti I Neurologjisë. Edhe Klinikat në Shkup janë janë plot. Ministri njoftoi hapjen e reparteve shtesë si qendra kovid. Një nga ata është Instituti për Sëmundjet e Mushkërive ku do të sigurohen 50 shtretër. 
 
Dje në Klinikën e Sëmundjeve Infektive u pranuan 10 pacientë ndërsa  gjithëse janë hospitalizuar 158 .