Botë

Covid 19 në Kosovë: 514 raste të reja, 3 të vdekur në 24 orët të fundit; Covid 19 në Shqipëri: 214 raste të reja, 7 të vdekur në 24 orët të fundit

31.10.2020 19:14

Kosova ka regjistruar rekord ditor për sa i përket rasteve të reja me koronavirus...

Gjatë 24 orëve të fundit në shtetin kosovar janë regjistuar 514 raste të reja me covid 19 nga gjithsej 1750 testime të kryera informon Instituti Kombëtar i Shëndetsisë Publike të Kosovës.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe për tre raste të vdekjeve, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus, të arrijë në 681. 

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej marsit e deri më 31 tetor janë regjistruar 19,842 raste me COVID-19. Prej tyre, 15,520 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive janë 3,641.

Ndërkaq, në Shqipëri nga 1260 testime të kryera, pozitiv në covid 19 janë konfirmuar 214 qytetarë, ndërsa fatkeqsisht 7 persona nuk kanë mundur ti mbijetojnë virusit, njofton ministria e shëndetsisë së Shqipërisë.

Nga atje informomojnë se aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 319 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Rastet pozitive në Shqipëri janë 20,875, ku prej tyre 9,177 janë aktive, ndërsa numri i të vdekurve në total ka shkuar në 509.