Botë

Covid 19 në Evropë: Kemi rekord të rasteve të reja, ashpërsohen masat

31.10.2020 19:38

Në Spanjë po zhvillohen protesta për shkak të ashpërsimit të masave kundër covid 19...

Spanja është një nga vatrat evropiane që kohët e fundit ka forcuar masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. 
 
"Vështirë është, shkelen të drejtat themelore. Proritet duhet të jenë e drejta për jetë dhe për shëndet". 
 
Dëshiroj që kjo të përfundoj sa më shpejtë. Nuk e di nëse masat janë të sakta, por infeksioni po përhapet", shprehen banoret e Spanjes.
 
Edhe Gjermania ka shënuar numër rekord të rasteve të reja në nivel ditor. Po kufizohen kontaktet dhe po mbyllen shitoret. Ndeshjet e Bundesligës do të jenë pa spektatorë dhe nuk do të ketë ndeshje sportive amatore.
 
Popoulli në Francë me vlerësime të ndryshme për mbylljen e re. Kopshtet dhe shkollat vazhdojnë të punojnë por ndalohen tubimet në vende publike. Maska është e obligueshme për të gjithë me përjashtim të fëmijëve deri në 6 vjet.
 
"Bëjmë gjithçka që mundë të bëjmë nuk është fundi i botës".
 
"Fëmijët do të humbin maskat do ti prekin ato. Çka do të bëjnë kur duhet të hanë".
 
"Është rritur shitja e produkteve themelore si p.sh. mielli, orizi, makaronat, letra higjienike. Porosia kryesore është nëse të gjithë blejnë në mënyrë të arsyeshme nuk do të mungojë asgjë".
 
"Jemi të zemëruar nuk dimë se çfarë po ndodh. Ne nuk e dimë nëse kjo do të marrë fund ndonjëherë", theksojne banoret e Francës.
 
Belgjika ka paralajmëruar karantin të plotë deri ka mesi i dhjetorit duke rekomanduar se në dy javët e ardhshme do të plotësohen kapacitetet spitalore, nëse virusi vazhdon të transmetohet me të njëjtën shpejtësi.
 
Në një skenarë të tillë pacientët me covid 19 do të duhet të transferohen në vendet përreth. Për transferimin ndërkufitar të pacientëve me kovid 19 Komisioni Evropian paralajmëroi një paketë të ndihmës financiare. Në mbarë globin deri më tani kanë vdekur më shumë se 210 mijë persona. 
 
"Komisioni vë në dispozicion 220 milion euro për financimin e transferit të sigurtë ndërkufitar të pacientëve të sëmurë me covid 19. Që këto mjete të shfrytëzohen si duhet, nevojitet shkëmbim i përshtatshëm i informacioneve", u shpreh kryetarja e KE-së, Ursula Von Der Leyen. 
 
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë në nivel botëror janë shënuar mbi gjysmë milioni të rasteve të reja me virusin korona që është një rekord për një ditë që nga fillimi i pandemisë.
 
SANIJE DURAKU