Botë

Ndërron jetë aktori Shon Koneri

31.10.2020 20:03

Ser Shon Koneri, aktori i njohur që u bë I njohur me rolin e Xhejms Bondit...

Ser Shon Koneri, aktori i njohur që u bë I njohur me rolin e Xhejms Bondit, ka ndërruar jetë në moshën 90-vjecare.
 
“Ser Shon Koneri, që kermtoi ditëlindjen e 90-të në Gusht, sot ka ndërruar jetë” – ka publikuar BBC.
 
Lajmin e ka konfirmuar edhe familja duke mos dhënë detaje për vdekjen. Megjithatë, BBC-ja ka publikuar se ai ka ndërruar jetë në gjumë, derisa ishte në Bahame.
 
Koneri ka fituar një sërë çmimesh, mes të cilëve dhe OSKAR për rolin më të mirë dytësor për meshkuj në vitin 1988 në filmin “Të paprekshmit”, dy cmime BAFTA dhe dy Globus të Artë.
 
Koneri mori titullin kalorës nderi nga Mbretëresha Elizabeta në vitin 2000. Ish-Kryeministri skocez Aleksa Salmond duke reaguar për vdekjen e tij, Konerin e ka përshkruar si “Skocezin më të madh në botë, të fundit e yjeve të vërtetë të Holivudit, Bondin e përkryer”.