Maqedoni
“Covid19”, 12 të vdekur, 1.085 raste të reja, 289 të shëruar
31.10.2020 20:14
Rekord i ri i të infektuarve “Covid 19”, sot për her të parë numra katër shifërorë...

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.294 testime dhe janë regjistruar 1.085 raste të reja me coronavirus.
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 447 raste i pasuar nga Strumica me 80, Kumanova me 69, Tetova 62, Prilepi 60, Velesi 50, Shtipi 39, Gostivari 35, Kërçova 30, Gjevgjelia 29, Manastiri 28, Kavadari 20, Ohëri 18, Struga 14, Kocani 13, Negotina 12, Probishtipi, Kriva Pallanka dhe Delçeva ma nga 10 tऩ nfektuar dhe qytetet e tjera me më pak se dhjetë të infektuar.
Betejën me covid 19 e kanë humbën dymbëdhjetë pacientë, tre nga Shkupi në moshë prej 52,67 dhe 68 vjeç, një nga Kumanova 27 vjeç, tre nga Prilepi 81, 82 dhe 49 vjeç, dy pacientë nga Tetova 87 dhe 77 vjeç, një nga Manastiri 84 vjeç, një nga Kavadari 67 vjeç dhe një pacientë nga Gostivari 65 vjeç .Të gjithë kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 283 pacientë të shëruar, 142 vetëm në Shkup.
Deri më tanë janë kryer gjithësej 249.399 teste të Covid-19 në vend. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 31572, numri i pacientëve të shëruar është 20731, numri i vdekjeve është 994 dhe numri i rasteve aktive është 9847.
