Maqedoni

Institucioni - Avkoatit i Popullit, Davidoviq: Në bazë të kompetencave bëri punë solide

01.11.2020 14:50

Kuvendi i RMV akoma nuk ka shpallur konkursin publik për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit...

Afati ligjor për shpalljen e këtij konkursi është tejkaluar, dhe i njëjti duhet të ishte bërë më së voni në fillim të këtij muaji. Për Avokatin Zvonko Davidoviq, kompetencat e Avokatit të Popullit tek ne janë ato që janë, dhe ai për TVM2 ka potencuar se mundësit dhe puna të cilën e ka kryer deri më tani Avokati I Popullit merr një notë solide, por sigurisht se mundet cdoher më shumë. 
 
“Gjatë periudhës së kaluar, Avokati I Popullit I ndërmori ato veprime të cilat kishte mundësi ti marë, apo sipas ligjit kishte kompetenc ti marë, dhe mendoj se në kuadër të atyre kompetencave ka bërrë një punë solide, cdoher duke marrë parasyshë rrethin ku punon dhe mundësit të cilat i ka për veprim, ku ai nuk kishte asnjë mundësi ndoshta në raste të caktuara të ndërmarrë ndonjë veprim më shumë, përpos të japë ndonjë këshillë në drejtim të zgjedhjet së problemit. Por ajo që I jep një notë solite punës së institucionit Avokat I Popullit është ajo se të njëjtin e kemi pasë me qëndrimet e saja në momentet më të rënda, dhe më diskutabile, dhe ato qëndrimet I kanë mbrojtur publikisht. Por duhet të kuptojmë se mundësitë e veprimit kanë qenë aq” , u shpreh avokati Zvonko Davidovic.
 
Davidovic poashtu për TVM2 potencoi se nëse i bëhet një analizë këtij funksioni do të arrihet në konstatim se ky pozicion është zgjedhur nga politika, dhe për tu anashkaluar këto anomali duhet të ndryshohet modaliteti i përzgjedhjes, dhe politika të mos ket gisht këtu.   
 
“Sigurishtë se politika do të ndikon edhe në emërimin e Avokatit të ri të Popullit, që nuk duhet të jetë kështu. Mënyra se si duhet kjo qështje të zgjidhet është njësoj sikurse duhet të zgjidhen edhe problemet e tjera të cilat I mbartë në vete sistemi I drejtësisë. Pra fillimishtë duhet të bëhet një reformë në Gjyqësor dhe pastaj gjërat tjera. Por Institucionet të cilat meren me drejtësi, me lirin dhe të drejtat e qytetarëve, nuk duhet në asnjë mënyrë që politika të përzihet, apo ndonjë individ me prapavijë politike, por realiteti është kjy, se tek ne politika është e përfshirë në të gjitha elementet”, theksoi Davidovic. 
 
Mandati i Avokatit të Popullit, skadon më 24 dhjetor, ndërsa në bazë të Ligjit për Ombudsman, konkursi për përzgjedhjen e tij duhej të shpallej 3 muaj para përfundimit të mandatit aktual. Deri më tani edhe nga sektori joqeveritar kanë kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që të vendosë rregulla më specifike dhe më të rrepta për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit.
 
Sipas profesorëve universitar dhe njohësve të qështjes së drejtësisë, ligji duhet të garantojë më shumë transparencë dhe inkluzivitet, pasi që ai aktual këtë çështje e lë plotësisht në duart e partive politike. Ndërsa nga opozita shqiptare kohë më parë kërkuan që ky pozicion ti takojë opozitës, sepse ky organ duhet të përfaqësojë zërin e qytetarëve. 
 
FITIM KRYEZIU