Maqedoni
Kovid vend: 865 të infektuar, 10 të vdekur, 359 të shëruar
01.11.2020 15:38
Në 24 orët e fundit nga 2449 testim, janë regjistruar 865 pozitiv me civid 19...

Ministria e Shëndetësisë njoftoj se jetë e kanë humbur 10 persona ndërsa 359 janë shëruar. Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 397 të infekuar i pasuar nga tetova me 95 dhe në vendin e tret është Velesi me 44.
Nga 10 pacientët që kanë humbur betejën me Kovid -19 4 janë nga Shkupi, 2 nga Prilepi dhe me nga një nga Ohri, Manastir, Kocani dhe Probishtipi.
Ministria e Shëndetësisë: Laboratorët punojnë me teste të mjaftueshme
Nga Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se laboratorët shtetërorë disponojnë teste të mjaftueshme për virusin korona dhe punojnë me kapacitete të shtuara.Sipas statistikës së djeshme, nga gjithsej 3.294 testime, laboratorët shtetërorë bënë gati 1.800 testime, prej të cilëve 1.310 janë në laboratorin e Institutit për Shëndet Publik”, sqarojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ata shtojnë se në fillim të kësaj jave në ISHP edhe një repart filloi me punën laboratorike dhe me këtë u përshpejtua procedura për marrjen e strishove për covid 19 dhe u rrit numri i testimeve në ditë.
“Vala e vjeshtës i mbush laboratorët, por edhe kapacitetet e spitaleve. Minsitria e Shëndetësisë ju bën thirrje për respektim të masave dhe protokolleve për mbrojtje nga virusi korona.
SANIJE DURAKU
