Botë

Tubimet e fundit të Tramp dhe Biden, joshin qytetarët me ofertat e tyre

01.11.2020 16:20

Kandidatët për president të SHBA-ve po mbajnë tubimet e tyre të fundit...

Kandidatët për president të SHBA-ve po mbajnë tubimet e tyre të fundit para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Kandidati republikan Donald Trump fushatën do ta mbaron në Pensilvani, kurse ai i demokratëve Joe Biden në Miçigen. Në tubimin e tij në New Town, presidenti aktual Donald Trump u shpreh se demokratët i janë frikësuar pasi po shohin shtetet të kthehen në “të kuqe”.
 
"Më 3 nëntor ne do të fitojmë në Pensilvani dhe do të fitojmë katër vite tjera në Shtëpinë e bardhë. Do të formohet një vale e madhe e kuqe. Ata e shohin këtë", u shpreh presidenti aktual Donald Trump. 
 
Ndërkohë që në tubimin e Joe Biden në Detroit ai u shoqërua nga ish-presidenti Barak Obama. Tubimet e Biden janë me numër dukshëm më të vogël, për shkak se ai insiston që në mënyrë të ahspër të respektohen masat kundër covid19.
 
Biden është në epërsi në anketat parazgjedhore, por jo në të gjitha shtetet të cilat do të ndikojnë në rezultatin përfundimtar. Covid19 është mes sfidave kyçe për presidentin i cili do të zgjidhet javën e ardhshme. 
 
"Populli ka vuajtur dhe u viktimizua për nëntë muaj të tërë, njësoj si mjekët tanë dhe punonjësit tjerë shëndetsor të cilët janë në vijë të parë të frontit kundër covid19. Ne do ta mundim këtë virus ose do ta marrim nën kontroll. Dhe hapi i parë për ta bërë këtë është mposhtja e Donald Trump", theksoi kandidati për presidnet të SHBA-ve, Joe Biden.
 
90 milion amerikanë veçmë kanë votuar për favoritin e tyre. 65% kanë dalur në votimin e parakohshëm, kurse për shkak të covid19 shumë persona kanë zgjedhur opsionin që votëne  tyre ta japin nëpërmjet postës. Florida është një nga 8 shtet të cilat do të jenë vendimtare në garën për njeriun e parë në shtëpinë e bardhë.
 
Pasiguria dhe mosdurimi te qytetarët sa po vjen e po shtohet. Në tampa u shmang një përplasje mes mbështetësve të kanidatëve rival.
  
“Votoni për Trumpin si një amerikan i vërtetë. Nëse doni socializëm, zhvendosuni në Kubë. Ata po na tregojnë gishtin e mesëm, gjuajnë me mjete. Kjo po ndodh veçmë 1 orë e gjysëm”, shprehet mbështetësi i Donald Trump.
 
“Kur do të fitojë Biden javën e ardhshme, Trump nuk do ti pranojë rezultatet, do të thotë që është e kurdisur dhe do tu bëj thirrje mbështetësve të tij të dalin me armë dhe ti mbrojnë votat”, theksoi  mbështetëse e Joe Biden.
 
Më 3 nëntor populli amerikan do të voton për presidnetin e 46-të të SHBA-ve. 
 
ERSAN PAJAZITI