Maqedoni
Deklarata e Zaharievës ka ngjallur reagime në vend dhe jashtë vendit
01.11.2020 16:39
Deklarata e fundit e diplomates Bullgare, Ekaterina Zaharieva se Maqedonia e Veriut duhet të pranojë se identiteti...

Deklarata e fundit e diplomates Bullgare, Ekaterina Zaharieva se Maqedonia e Veriut duhet të pranojë se identiteti dhe gjuha maqedonase kanë prejardhje bullgare, ose do të ketë veto për fillim të bisedimeve, ngjalli reagime si nw vend ashtu edhe jashtë.
Politikanët e ballkanit kur janë në pyetje zgjedhjet nuk mendojn për pasojat afatgjate të qëndrimeve të tyre vlerson analisti Vlladimir Bozhinovski. Sipas tij Bullgaria merr shembull nga Greqia ku me marrveshjen e Prespes nxorri maksimumin nga kërkesat e saj.
"Tani Bullgaria shkon me kërkesat maksimale, nga aspketi se nëse tani me këtë Qeveri nuk arrin të marrin atë që kërkonin në 50 ose 70 vitet e fundit atëherë kur nuk do të mund të realizojn atë që duan. Prandaj tani jemi në pozitë ku e vetmja zgjidhje është të heqim dorë nga çfardo negociime me Bullgarin dhe të mendohet se a ka ndonjë kuptim marrëveshja për fqinjësi të mirë që u nënshkru në 2017", u shpreh analisti Vlladimir Bozhinovski.
Reagime të shumta erdhën edhe nga BE-ja. Gerald Knaus nga iniciativa evropiane për stabilitet me reagim se deklarata e Zaharievës është apsurde.
"Paramendoni Gjermania të kërkojë që Austria të pranoj se rrënjë Gjermane, paramendoni Suedia të kërkoj nga Norvegjia ose Çekët të kërkojnë të njejtën nga Kroatët. Kjo është ajo që bën Bullgaria, ul kredibilitetin e BE-së në Ballkan” , ka shkruar Knaus.
Edhe profesori Austrian Fllorian Biber reagoj ndaj qëndrimit të Zaharievës. Ekzistenca e një kombi është referendum ditor, ashtu si ekzistenca e një individi që është afirmim I përjetshëm i jetës” shkroi Biber.
SANIJE DURAKU
