Botë

Evropa po shënon shifra rekord me Covid 19, disa shtete ashpërsojnë masat anti kovid

01.11.2020 16:53

Në Evropë në mënyrë të shpejtë po rriten shifrat e infektimeve të reja me covid 19...

Më shumë vende do të vendosin masa të rrepta duke filluar që nga dita e nesërme.   Për shkak të rritjes së infektimeve të reja nga covid 19  në Angli javën e ardhshme do të vendoset karantinë për tu tejkaluar kolapsi i sistemit shëndetsor.

Deri më 2 dhjetor, qytetarët do të munden të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për shkak të obligimeve të punës ose shkollës, blerjes së produkteve bazë ushqimore dhe barnave, përkujdesit për një person tjetër apo rekreim. Punëtorët të cilët për një kohë do të mbesin pa punë për shkak të masës së karantinës do të marrin 80% të rrogave të tyre.

Britania e Madhe ka numrin më të madh të vdekjeve në Evropë. Restrikcione të ngjajshme edhe në Austri dhe Portugali. Italia të shtunën regjistroi numër rekord të rasteve të reja , gjë që nxiti qeverinë italiane për të miratuar shtrëngimin e masave të reja.

Ministri i Shëndetësisë i Italisë tha se të dhënat e reja për koronavirusin ishin “të tmerrshme” dhe vendi ka 48 orë kohë për të miratuar kufizime të mëtejshme për të frenuar përhapjen e tij.

Një ditë para zbatimit të masave të reja është Gjermania, Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha se për shkak të ritmit shqetësues të infeksioneve të reja, vendin e presin katër muaj të vështirë.

Koronavirusi po vazhdon të përhapet në masë të madhe edhe në ShBA, në Nju Jork hyrja do të jetë e lejuar vetëm me  PCR test negativ. 

ERSAN PAJAZITI