Maqedoni

Fillon fushata për mbajtjen e maskës

01.11.2020 17:15

Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë fillojnë fushatë për mbajtjen e maskave në mënyrë që të mbështesin...

Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë fillojnë fushatë për mbajtjen e maskave në mënyrë që të mbështesin Ligjin dhe të rrisin ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e respektimit të masave dhe rekomandimeve të Komisionit për Sëmundjet Infektive për Mbrojtjen nga Koronavirusi.
 
Fushata që do të shkojë me parullën  “Unë Mbaj Maskë, mbështetet dhe do të promovohet nga të gjithë funksionerët dhe mbështetësit. Kryeminisstri Zoran Zaev dhe Ministri Venko Filipçe apelojn qytetarët që ti mbajn maskat si formë më e mirë për të luftuar pandemin. 
 
“Unë MbajMaskë sepse kujdesem për më të afërmit e mi, sepse i respektoj punonjësit shëndetësorë dhe sepse shëndeti publik varet edhe nga sjellja e individit. Secili prej nesh duhet të jetë i përgjegjshëm”, shkroi kryeministri Zaev në Facebook. 
 
Me porosi të ngjajshme edhe Filipçe: “Mbajtja e maskës mbrojtëse tani për tani është mënyra më e thjeshtë dhe më e sigurt që ta luftojmë pandeminë. Secili prej nesh ka përgjegjësi”, shkroi Filipçe.
 
Me gjithë fushatat e apelet sërish 24 orëshi I fundit tregoi se ende nuk jemi ndërgjegjësuar. Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë 24 orëve të fundit në nivel republikan janë regjistruar 837 shkelje sa i përket masës për mbajtje të maskës mbrojtëse në fytyrë.
 
Edhe nga kjo ministri u bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19. 
 
SANIJE DURAKU