Shqipëri: 9 viktima dhe 327 persona me Covid-19; Kosovë: shtatë të vdekur dhe 337 raste të reja me Covid-19
Në Shqipëri shënohen rekord infetimesh dhe viktimash nga covid 19...

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1472 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 327 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 9 qytetarë ndërsa janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,246 që nga fillimi i epidemisë.
Në Kosovë brenda 24 orëve, shtatë pacientë me koronavirus kanë vdekur dhe janë regjistruar 337 raste të reja me këtë virus. Sipas raportit të IKSHPK-së, rastet e reja dalin pas testimit të 1,318 mostrave.
Në 24 orët e fundit, 91 pacientë janë shëruar nga sëmundja COVID-19. Numrat e infektimeve me një ritëm të shpejtë po rriten edhe në vende tjera të rajonit. Shifra rekorde janë refgjistruar në Sebi, ku janë infektuar mbi 1800 persona, në Bullgari mbi 2800, Romani mbi 6500, kurse në Kroaci janë regjistruar 2769 raste të reja.
SANIJE DURAKU
