Maqedoni

Parashikimi i motit

02.11.2020 09:01

Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira mesatare

Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi perëndimor.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri 8 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 14 deri 22 gradë celcius.
 
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit 4 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 18 gradë Celsius.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe stabil. Në mëngjes do të jetë më ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje të temperaturave.