Botë

Tërmeti në Izmir, 3 vjeçarja nxirret e gjallë pas 65 orësh

02.11.2020 09:33

Nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti në Turqi u nxor e gjallë një vajzë 3-vjeçare...

Nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti në Turqi u nxor e gjallë një vajzë 3-vjeçare. Siç raportojnë mediat vendase, përpara vajzës, u nxorën të gjallë edhe nëna dhe babai i saj, pas disa ditëve tashmë nën rrënoja.
 
Vajza e vogël me emrin Elif, u nxor nga gërmadhat mes duartrokitjeve dhe më pas u transportua në spital ku u konstatua se ka plagë të lehta. Edhe pse shpresat për ta gjetur Elfin të gjallë po shuheshin, vajza arriti që të dilte e gjallë nga rrënojat e banesës, 65 orë më vonë. Vogëlushja Elif është personi i 106-të që shpëtohet e plagosur nga rrënojat.