Maqedoni

Në varrezat ushtarake britanike ceremoni përkujtimore për dëshmorët e Luftës së Parë Botërore

09.11.2014 14:43

Në varrezat ushtarake britanike në Shkup sot do të mbahet ceremoni për përkujtimin e luftëtarëve të rënë në Luftën e Parë Botërore...

Në varrezat ushtarake britanike në Shkup sot do të mbahet ceremoni për përkujtimin e luftëtarëve të rënë në Luftën e Parë Botërore në organizim të ambasadës britanike në Maqedoni.
 
Në ceremoninë përkujtimore do të marrë pjesë mabasadori britanik Çarls Garet, atesheu ushtarak britanik nënkolnel Riçard Pari, si dhe përfaqësues të bashkësisë diplomatike në Maqedoni.
 
Kurorë dhe lule të freskëta do të vendosin edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë.