Maqedoni

13 mijë teste të shpejta për Covid-19, rezultate për 15 minuta

02.11.2020 10:57

Prej sot pritet te filloje aplikimi i testimit te shpejte i personave te dyshuar nga infektimi me Kovid 19....

Prej sot pritet të fillojë aplikimi i testimit të shpejtë i personave të dyshuar nga infektimi me Kovid-19. Ministri i shëndetësisë, Venko  Filipçe, ka deklaruar se numri i përgjithshëm i testeve të shpejta është 13 mijë. E rezultatet nga ky lloj i testit mund të merren për 15 minuta.     

“13 000 teste të shpejta do të shpërndahen në të gjitha pikat ku do të realizohen testime. Janë teste të shpejta, rezultati i të cilëve është gati për 15 minuta, këto janë testet më të reja, teknologjia më e re, që zmadhon kapacitetin e laboratorëve shtetërorë në të gjithë vendin, kjo do të bëhet praktikë e rregullt për testim”,- theksoi Filipçe.

Përveç këtij donacioni, Ministria e Shëndetësisë, me rishikimin e buxhetit, planifikon që me afër 40 milion denarë, të sigurojë afër 100,000 teste të shpejta, në mënyrë që t’i përgjigjen nevojave të qytetarëve.