Botë
Covid -19, Qeveria e Kosovës aplikon masa të reja
02.11.2020 11:20
Rritja e numrit të infektimeve në Kosovë ka shtyrë autoritetet të vendosin masa të reja kufizuese.

Rritja e numrit të infektimeve në Kosovë ka shtyrë autoritetet të vendosin masa të reja kufizuese. Duke nisur nga sot, do të hynë në fuqi 29 masat e reja të miratuara nga Qeveria e Kosovës. PCR test vetëm për vendet me rrezik të lartë. Kjo masë nuk vlen për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët edhe më tej do të vazhdojnë të hyjnë në Kosovë, pas mos pasur nevojë për PCR test.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka kufizuar punën e gastronomive dhe marketeve të mëdha deri në ora 21:00. Të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë si restorantet, kafeneve dhe të ngjashme u ndalohet funksionimi nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit, Ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 5 personash në sheshe publike, parqe dhe vende të tjera publike, Ndalohen të gjitha tubimet publike, përfshirë seminaret, punëtoritë, dasmat dhe ahengjet familjare, si dhe çfarëdo forme tjetër organizimi ku ka grumbullim të njerëzve.
