Maqedoni

Edhe 40 bursa nga Qeveria për kualifikim të menaxherëve

09.11.2014 14:48

Qeveria sërish ndan bursa në vlerë prej 500 eurove për kualifikim të menaxherëve sipas programit të Universitetit Shefild...

Nga gjithsej 40 bursat e parashikuara, 25 janë për marketing strategjik, ndërsa 15 janë për financa.
 
Mbështetja është pjesë e projektit që e ka inicuar Lidhja e odave ekonomike (LOE), ndërsa realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Akademisë për menaxherë, një nga gjashtë fakultetet e SITI Kolexhit ndërkombëtar të Shefild.
 
Konkursi për bursa është publikuar sot, në internet faqet e MASH dhe Akademisë.
 
"Vazhdon mbështetja e bashkësisë së biznesit me qëllim të prodhimit të kuadrove akoma më të mira, më të sukseshme, të cilat do të mundësojnë konkurrencë dhe operativitet më të madh. I inkurajoj të gjithë qytetarët, të cilët konsiderojnë se u nevojitet sendërtim i diturisë së tyre teorike dhe praktike në sferat konkrete, të aplikojnë dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi falas që e ofron MASH dhe Akademia për menaxherë", tha Ristovski në konferencën për shtyp në LOE.
 
Sipas dejtorit ekzekutiv të LOE Mitko Aleksov, që të jesh një hap para konkurrencës, do të thotë që të jesh inovativ, kompetent dhe cilësor.
 
Drejtorsha e Akademisë për menadherë Marija Nakovska vlerësoi se nisma e biznesit për kualifikim është volitshmëri e jashtëzakonshme për ekonominë e Maqedonisë.
 
Për aplikacionet e konkursit të cilat së bashku me dokumentat e nevojshme dërgohen në MASH, do të vendosë trupi koordinues i formuar nga përfaqësues të Ministrisë, Siti kolexh, Lidhjes së odave ekonomike (LOE) dhe Akademisë. Kandidatët e përzgjedhur do të përcjellin ligjërata të organizuara në fundjavë në nëntor ose dhjetor, varësisht nga moduli, në kohëzgjatje prej 22 orëve. Secili që me sukses do të përfundojë, merr certifikatë nga Fakulteti ndërkombëtar i Shefild - SITI kolexh.