Zaev, Rama dhe Vuçiq, pjesëmarrës në Forumin rajonal për liderë të rinj
Rajoni mund të jetë më i fuqishëm vetëm nëpërmjet bashkëpunimit...

Rajoni mund të jetë më i fuqishëm vetëm nëpërmjet bashkëpunimit. Ky ishte vlerësimi kryeministri, Zoran Zaev, në kuadër të konferencës online të forumit rajonal për liderë të rinj, ku potencoi nevojën e bashkëpunimit ekonomik dhe solidaritet në këtë kohë krize.
“Qëndrimet e koordinuara ndaj sfidave më të mëdha me të cilat jemi ballafaquar kanë sjell rezultate të mira. Forcuam bashkëpunimin e përhershëm, dëshmuam shkallë të lartë solidaritet dhe kapaciteti për të sjellë vendime në të mirën e qytetarëve tanë.”, – deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në këtë konferencë ka potencuar nevojën e një fondi të përbashkët për bashkëpunim mes të rinjve nga rajoni.
“Mendoj se qeveritë e vendeve të rajonit duhet ofrojnë fond me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes të rinjve nga rajoni. Kjo situatë na mundësoi që për herë të parë t’i shohim drejtpërdrejtë edhe të metat e botës demokratike”,- theksoi kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Derisa presidenti serb, Aleksander Vuçiq theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të presin që Evropa dhe SHBA-të të punojnë për ne.
“Patjetër të ulemi dhe punojmë bashkërisht për interesat tona të përbashkëta. As evropianët dhe as amerikanët nuk mund të na ndihmojmë aq sa ne mundemi vetën ta çojmë para nëse bashkëpunojmë.”,- tha Vuçiq.
Në konferencë ishte paraparë të merrte pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukaniviç, por ai u tërhoq në momentit e fundit pa sqaruar arsyet. (Fitim Kryeziu, TVM2)
