Kriza-Korona, biznesmenët nga rajoni kërkojnë “linja të gjelbra”
Edhe përkundër përkeqësimit të situatës me virusin Korona...

Edhe përkundër përkeqësimit të situatës me virusin Korona, biznesi kërkon të ushtrojë aktivitetet të papenguar përmes të ashtuquajturave “linja të gjelbra”.
Me këtë kërkesë doli Forumi Investues i Odave pranë Odë Ekonomikë të Maqedonisë së Veriut, nga ku kërkuan nga qeveritë e të gjitha vendeve të rajonit rregulla dhe protokolle të përbashkëta, të harmonizuara, të ashtuquajtura linja të gjelbra, për udhëtim të biznesmenëve ose përfaqësuesve të tyre, pavarësisht situatës së krijuar me virusin Korona.
“Ato rregulla nëse është e nevojshme mund të aktivizohen të ashtuquajturat teste të shpejta PCR në vendkalimet kufitare gjatë kalimit dhe pastaj kufizim lokal të atyre personave, gjegjësisht të kenë të drejtë për lëvizje vetëm në ato lokacione që ata do të kryejnë detyrat e punës, kufizim maksimal, respektivisht limitim të kontakteve personale. Dhe kuptohet implementim të të gjitha masave mbrojtëse të cilat janë në fuqi në vendin ku ata e kanë t’i kryejnë obligimet e tyre. Marrëveshja mes qeverive do ishte implementuar pa marrë parasysh përkeqësimit të situatës epidemiologjike në periudhën e ardhshme.”,- tha Tatjana Sterjova nga Oda Ekonomike.
Nga Oda Ekonomike theksuan se kufizimit që u aktivizuan nga ana e shteteve gjatë fillimit të pandemisë rrezikoi dukshëm biznesin. Rreth 400 mijë kompani të rajonit përballen me barriera nga më të ndryshimet, ndërsa një pjesë e tyre edhe me likuiditet të mjaftueshëm si pasojë e masave të ndërmarra nga koronavirusi.
Nga Oda Ekonomike shtojnë se rikuperimi i ekonomisë së vendeve të rajonit do varet nga ajo se me çfarë rritmi sipërmarrësit do t’i realizojnë biznes-kontratat e planifikuara. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
