VMRO-DPMNE: Sistemi shëndetësor është në kolaps
VMRO-DPMNE ka kritikuar qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë, Venko Filipçe....

VMRO-DPMNE ka kritikuar qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë, Venko Filipçe, për mënyrën se si po e menaxhojnë pandeminë me virusin Korona. Sipas kësaj partie, me fillimin e valës vjeshtore të virusit Korona, sistemi shëndetësor në vend është në kolaps.
“Sistemi shëndetësor është në kolaps jo për shkak të paaftësisë së mjekëve të cilët po luftojnë për jetët e njerëzve, por për shkak të ministrit Filipçe. Mijëra qytetarë janë lënë pa mbrojtje themelore bazë, këtu mendoj për ata me sëmundje akute, kronike, të rënda, të cilët për shkak se shteti nuk di të menaxhojë me sistemin, janë lënë pa kujdes të mjekut. Po të dinin të mbetej vetëm në donacione, por shteti në këtë periudhë gjatë muajve para valës së dytë do të investonte mjete të mëdha që sa më të përgatitur të përballemi me krizën.”,- tha Dafina Stojanoska nga VMRO-DPMNE.
LSDM: Rebalanci parasheh mjete për pasojat shëndetësore
Por, nga LSDM vlerësojnë se me rebalancin e buxhetit janë paraparë mjete për t’u përballur me pasojat shëndetësore por edhe ekonomike të virusit Korona.
“Me rebalancin sigurohen mjete në vlerë prej 54 milion denarësh për shpërblimin e të gjithë punëtorëve shëndetësorë që janë të përfshirë në trajtimin e pacientëve të prekur nga virusi Korona. Këto mjete janë pjesë e gjithsej 243 milion denarë që qeveria i ka ndarë për shëndetësinë dhe do të shpërndahen për furnizimin e ilaçit Remdesivir si dhe për furnizimin me vaksina dhe teste për Kovid-19.”,- tha Bisera Kostadinovska nga LSDM.
Po ashtu opozita ka propozuar formimin e Komisionit për Ballafaqim me Pandeminë. Një propozim i tillë vjen nga VMRO-DPMNE, Koalicioni ASH-Alternativa, si dhe nga Partia e Majta. (Fitim Kryeziu,TVM2)
