Botë
Kryeminsitri shqiptar nesër viziton Beogradin
09.11.2014 17:35
Kryeministri shqiptar Edi Rama nesër nis viziten në Serbi, e cila duhej të realizohet muajin e kaluar...

Kryeministri shqiptar Edi Rama nesër nis viziten në Serbi, e cila duhej të realizohet muajin e kaluar, por e njejta u anulua për shkak të incidenteve në ndeshjen futbollistike Serbi-Shqipëri.
Ai në Beograd vizitën zyrtare e fillon me takimin me homologun e tij serb Aleksander Vuçiç me të cilin do të bisedojë kokë më kokë, takim që do të pasohet nga ai i dy delegacioneve.
Ndërsa në orët e hershme të mëngjesit të së martes Rama do të udhëtojë për në Preshevë. Këtë e ka konfirmuar edhe Suzana Vasilevic shefe e kabinetit të qeverisë serbe.
Në qytetet shqiptare tashmë janë në përfundim e sipër përgatitjet për pritjen e kryeministrit Rama, ku janë vendosur edhe billborde për ti dëshiruar mirseardhje, ndërsa krahas takimeve me liderët politik është kryeminsitri shqiptar do të shëtis edhe në sheshin e Preshevës për tu takuar me qytetarët.
Për vizitën e Ramës në Beograd janë angazhuar 2 mijë policndërsa ne Preshevë 200 policë.
