Arifi: 613 raste aktive me Kovid-19 në Tetovë
02.11.2020 18:41
Edhe pse është rritur dukshëm numri i të infektuarve me Kovid-19 në Tetovë....

Edhe pse është rritur dukshëm numri i të infektuarve me Kovid-19 në Tetovë, spitali i qytetit po e përballon fluksin e pacientëve të rinj, thotë kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Numri i rasteve aktive deri më tani në Tetovë dhe pesë komunat përreth është 613, tha Arifi, sipas të cilës deri në këto momente nuk planifikohet mbyllja e tregjeve dhe objekteve tjera.
